Kiara Tito më në fund pranon lidhjen me Butrint Imerin!

Butrint Imeri dhe Kiara Tito ka vite që janë në lidhje dashuri por që deri tani asnjëri nga ta nuk e ka pranuar.

Dyshja shpesh janë fotografuar së bashku, madje dhe në pushime, por që nuk kanë folur hapur asnjëherë, duke thënë se janë thjeshtë shokë.

Së fundmi, moderatorja bukuroshe u pa edhe në klipin e fundit të Butrintit, kënga me titull “Hajt hajt”.

Por, e ftuar në emisionin “Thumb”, dashur padashur modelja ka pranuar se është në lidhje me këngëtarin. Ajo është pyetur për raportin me fansat e Butrintit “Butritors”, të cilët një pjesë e madhe nuk e duan moderatoren, dhe kjo e fundit është përgjigjur duke thënë:

“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf atë Cesc Fabregaz dhe e kisha aq inat atë të dashurën e tij”, ka thënë moderatorja duke treguar kështu që ato e kanë inat pasi është e dashura e tij./GazetaBlic

SHPËRNDAJE