Kikboksieri Valdrin Ibishi rrëzoi me nokdaun kundërshtarin serb por padrejtësisht i’u muar fitorja nga dora

Valdrin Ibishi, kikboksieri kosovar, në garën e Kampionatit Evropian në gjysmë finale e kishte rrahur keq, madje siç shihet edhe në Videon zyrtare të Kampionatit, edhe e kishte rrëzuar me nokdaun serbin Bogdan Drashkoviç, por në fund për habinë e të gjithëve madje edhe të shikuesve, referët ia kishin marr fitoren nga duart, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në kampionatin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, trajneri i përfaqësues së Kosovës që ishte në këtë meq, Ilir Menxhiqi tregon se Valdrini përveç dominimit, deri në sekondat e fundit të raundit të tretë ka qenë duke fituar 3:0, por në fund fitorja ju dha padrejtësisht kundërshtarit serb.

Për këtë vendim shumë të papritur përveç habisë dhe pakënaqësisë së Valdrinit dhe trajnerit të tij, kanë reaguar edhe shikuesit dhe pjesëmarrësit në këtë kampionat duke mos u pajtuar me vendimin. “Thjeshtë pas rezultateve dhe nokdaunit, ne në fund jemi shikuar me vendimin skandaloz të referëve”, deklaron për Gazetën Online Veriu.info, Ilir Menxhiqi, trajner i Valdrin Ibishit.

E Lutfi Menxhiqi, përzgjedhës i përfaqësues së Kosovës në Kikboks thotë se përveç se i revoltuar me këtë të padrejtë që po bëhet nga referët ndërkombëtar, ai thotë se shumë i revoltuar është edhe në institucionet e Shtetit të Kosovës që për këto probleme janë të njoftuara me vite dhe nuk po reagojnë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Pothuajse i njëjti rast përfaqësueses së Kosovës i kishte ndodhur edhe para dy vitesh, me një tjetër garues kosovar.

Ne zyrtarisht i kemi njoftuar Institucionet tona për padrejtësitë që vazhdimisht po u bëhen djelmoshave kosovar nga lobi serbo-rus që ka ndikim të madh në Federatën e këtij sporti, thotë përzgjedhësi Menxhiqi. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE