Kimete Berisha: Ja ç’do t’i bëja sonte Shaqir Totajt

Publicistja Kimete Berisha, ka thënë se nuk është me rëndësi kush ka fituar, por kush ka humbur në Prizren. Ajo ka shprehur një aversion ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj, duke thënë se ai ka komentuar kundër saj në statuse Facebook-u të militantëve “të dhunshëm të PDK-së”.

Berisha tha se po të kishte mundësi sonte do ta piqte një dash sa Shqir Totaj, ose do ta qaroste me raki të fortë, derisa t’i ishte ngrirë buzëqeshja në fytyrë.

Komenti i plotë i Berishës:

Me pas mundësi sonte e kisha pjek një dash sa Shaqir Totaj në kambë, prej gëzimit ?.

Se, nuk është me rëndësi kush ka fituar në Prizren, me rëndësi është kush ka humbur në Prizren.

E sa i përket Prishtinës, kushdo që të kish fituar, mirë është, djem të mirë janë, mitrovicali mo, siç jemi ne ?

E ti Shaqir Totaj, që burri plak komenton si ‘grua e keqe’ kundër meje (ashiqare) nëpër statusa patetik të militantëve të dhunshëm të PDK-së, dadave e dudive, ty sonte të kisha qorosë me raki t’fortë, derisa t’u kish ngri buzëqeshja në fytyrë, të kisha ‘ngushëllu’ për humbjen e të kisha kallzu qysh t’ka ‘përdorë’ shefi, e qysh ka me të gju si harrnin, qysh i ka gju deri sot krejt ‘shoktë’ e tij.

SHPËRNDAJE