Kimete Berisha për Thaçin: Ti zotëri ishe tradhtar, si gjëja e gjallë, as nuk e fsheh qëllimin e keq që ke kundër vendit…

Publicistja e mirënjohur Kimete Berisha së fundi ka bërë një postim në lidhje me ngjarjet aktuale në vendin tonë.

Ajo ka përmendur presidentin e Kosovës Hashim Thaqin dhe marrëveshjet e dëmshme që sipas saj ai po mendon ti bëj shtetit të Kosovës, shkruan Botapress.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Ti zotëri ishe tradhtar. Arrogant dhe ashiqare, në mënyrë amatore, si gjëja e gjallë, as nuk e fsheh qëllimin e keq që ke kundër vendit, e as që lodhesh me fsheh çmendurinë, bile me bë gjeste të ulta me një perde!
Por derisa t’shkon kungulli mbi ujë, si ‘gjenial’ që je (praktik, i vendosur i diciiplinuar, ambicioz e shpirtkazëm), do të dish ta materializosh indiferencën popullore dhe të përfitosh nga ‘klasa e vdekur’ dhe gjendja e një mospërfillje të frikshme të shqiptarëve ndaj çdo gjëje që ndodh me ne. M’i pre me thikë-gjak s’ju del, aq shumë ka ra niveli i ndjenjave dhe emocioneve shqiptare. S’ndjen kush gjë t’hajrit, përveç zbrazëti dhe mospërfillje.

Kush që na e nxeh gjakun s’ka. – U nda Rugova. ‘U nda valla, çka me ba. Boll marre për Ramushin’. – U nda Mitrovica.

‘Po tybe. Çka me ba. Po s’i dihet, nashta bashkohet. Toka, banesa e shpija i kemi shitë, i kanë ble serbët me paret e qeverisë së Serbisë, por prit, te kqyrim çka po bën Shakira.

Edhe nëse bashkohet s’din njeri as ku me shku, veç dugojë me dugojë me llaskucu, me shku deri në ‘Trojkë’ t’Zveçanit, me pyet Edita Tahirin, se ajo din, a thu a ekziston ende ai hotel. Masandej luftë, a lufton njeri normal me jep jetën për Leposaviç! Hiç për kërkon nuk vdiset ma. Pse na m’u vra n’luftë, e vrasësit, hajnat spiunat e Serbisë (si tash e 20-të vjet) m’i marrë pushtetin e pozitat kryesore në vend.

Kurrë jo. – Qeveria janë hajna, janë kriminela, e shkatërruan Kosovën. ‘Po po, krejt lypin me ua pip…po çka me ba, nuk din njeri çka me bë. Veç me ikë prej Kosovës, s’na ka mbet tjetër’.

Indiferenca është vdekje. Kur thjesht të hyn elefanti në dhomë dhe bëhesh që nuk e sheh, kur nuk t’intereson hiç për kurrgjë, t’i nxjerrin sytë mushkonjat në nëntor e s’ke vullnet me t’ja nxan derën Shpend Ahmetit, po dihet mirë në çfarë gjendje ke ra.

S’ke vullnet për kurrgjë. Sepse ke humbur besimin. Të jetosh pa shpresë që bëhet mirë, është mënyra më e përvuajtur por më e lehtë e jetesës. Dikur bëhesh imun ndaj vuajtjes dhe ndaj idesë se kurrë s’ka m’u bë mirë. Dhe jeton si zombi.

Rezoluta e LDK-së për dialogun kundër Hashim Thaçit dështoi. Askujt s’i bëhet vonë. Dhe Presidenti e di shumë mirë këtë fakt: se askujt s’i bëhet vonë.

Një ditë para se të dështonte Rezoluta, Ëolfgang Ischinger i tregoi botës publikisht sesi HashimThaçi dhe Kryeministrja serbe u bënë bashkë kundër Gjermanisë për qëndrimin e saj ndaj ndryshimit të kufijve.

Hashim Thaçi nuk e demantoi Ischingerin, por përkundrazi, sot përsëri e përforcoi qëndrimin e tij se Kosova e Serbia do të vendosin vet (pa ndihmën e Gjermanisë) për fatin e tyre.

Hashim Thaçi u pajtua që siç tha Kryeministrja serbe, në negociata për ‘Kosovën e Metohinë’ të mos ketë vija të kuqe.

3.Për çfarë vijash të kuqe, për çfarë fati vendos Hashim Thaçi! Për çfarë marrëveshje me Serbinë e ka fjalën Hashim Thaçi! A ka marrëveshje permanente në këtë botë? S’ka. Ndoshta ka që thoshte Jimy Carter, ka marrëveshje permanente vetëm në ato raste kur të dyja palët dalin fitimtarë.

E a është e mundur m’u marrë vesh për kufijtë kur as për emrin e Kosovës shqiptarët e serbët nuk mund të merren vesh. Qysh guxon Kosova krye në vete me bë marrëveshje direkt me Serbinë, pa garancinë dhe ndërmjetësimin e perendimit që e krijoi shtetin e Kosovēs!

A guxon Kosova të varet nga marrëveshjet e Serbisë! A bash në këtë derexhe u katandis Kosova sa s’mund të mbijetojë pa qenë e pranuar nga Serbia! Pse ne u dashka ekzistencën e Kosovës ta lidhim me Serbinë.

4.Me marrëveshjet e Hashim Thaçit me Serbinë, veç ‘guzicën’ mundesh m’i fshi. Si ajo marrëveshja e tij me Daçiçin, në të cilën thuhet se Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në Institucione ndërkombëtare…

Prej se u nënshkrua ajo marrëveshje, Serbia u tranu tuj lobu kundër Kosovës, aq fort që ia ka respektu inicialet e Hashim Thaçit në atë marrëveshje. ‘Papir trpi svasta’ thonë serbët. Pa një zor të madh serbët nuk i respektojnë marrëveshjet, dhe mund t’i respektojnë vetëm nëse bëhet si duan ata.

Ato marrëveshjet e muhabetet e dehura të Hashim Thaçit me serbët janë marrëveshje shumë interesante, qesharake si ajo marrëveshja e Amerikës me Japoninë, për të cilën tha Presidenti Donald Trump: ‘Pakti ynë me Japoninë është pakt shumë interesant. Nëse dikush na sulmon neve-Japonia nuk është e obliguar të na ndihmojë. E nëse dikush e sulmon Japoninë-ne duhet ta ndihmojmë’. ‘Fituesi dhe i nënshtruari nuk mund të bëjnë marrëveshje’. Kurrë. E edhe nëse e bëjnë, marrëveshja nuk ‘jeton’ jashtë letrës.

Se meqenëse s’ka marrëveshje të përhershme, atëherë në momentin kur ik Vuçiç, ‘bjen’ marrëveshja, si ajo marrëveshja e Hashim Thaçit me Ivica Daçiç që u harrua pasi shkoi në shpi Baronesha Eshton.

5.Aq serbofil po sillet ky llegenda sa ta merr mendja që ka diçka të vërtetë në atë tregimin e serbëve se ky është ‘nipi i tyre prej gjaku’. Fati i tij që s’ka kush vullnet me hulumtu obsesionin e tij për serbët. S’po e këshillon kush të përmbahet se po shihet prej helikopteri tërbimi i tij, prej ditës kur kërkoi nga Gjermania t’i këqyr punët e veta.

6.Boshko Buha.

7.Ta mendosh si ide bashkimin me Kosovën Lindore është shumë e mirë dhe normale, edhe nëse të shkon mendja ta ndërrosh Preshevën me Leposaviçin, ama t’u thuash Gjermanisë e Austrisë ‘qepe’ kjo do të thotë se ti ke shkalluar me ka krejt e s’të merr më neuropsikiatër n’dorë. Për bashkim me Kosovën Lindore flet e gënjen njeriu i cili nuk e tha asnjë fjalë për kufirin e ri të Edi Ramës me Kosovën. E ky i fundit e kish maru një film të animuar, e kish shpërnda videon në Instagram. Në film, Sali Berishën e LulIm Bashën i prezanton si çift dashnorësh. I kish nda rolet, Basha ish nusja, Berisha ish burri i tij. Qe, në dorë të kujt kanë ra shtetet shqiptare. Manjaka më më mëdhenj, perversa më të tërbuar se këta nuk kemi pa me sy.

P.S. Shpirti i ëmbël, sipas legjendës Hera dyshonte se burri i saj Zeusi po e tradhtonte me një grua që quhej Io. Zeusi, për ta shpëtuar Io nga tërbimi i Herës e shndërroi në lopë. E vetëdijshme për situatën, Hera filloi ta sulmojë Io me miza. Lopa Io duke u munduar të ikë nga sulmet e mizave, e kapërceu Bosforin.

Desha të flas me gojën e Heraklitit e të them: ‘Vetëm ndryshimi është permanent’. Po ta shoh shpinën duke u larguar ‘Rrugës nëpër të cilën rrallë shkohet’.

SHPËRNDAJE