Kinezët ndërtojnë spitalin për 48 orë, si ishte dhe si u bë

Spitali i ri me 1000 shtretër për pacientët e prekur nga koronavirusi në Wuhan të Kinës, aty ku është epiqendra e virusit, u hap mbrëmë në orën 10 të darkës, kur u shtruan pacientët e parë.

Mediat kineze dhe ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e spitalit të ri të ngritur brenda 48 orëve, ku para ndërtimit ishte thjesht një hapësire boshe.

Më shumë se 500 punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe specialistë të tjerë punuan në ngritjen emergjente të këtij spitali gjigant. Spitali ishte menduar të hapej në maj, por për shkak të gjendjes emergjente, aty u shpejtuan punimet.

Sipas zyrtarëve, spitali  do të jetë tërësisht funksional jo më larg se të shtunën. Dje u instalua uji, energjia dhe interneti. Ndërkaq katër spitale të tjera priten të hapen në ditët në vazhdim.

Numri i rasteve në territorin e Kinës si pasojë e virusit ka arritur në 132, kurse numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 6.000. /tirana post/

SHPËRNDAJE