Kishin paralajmëruar dorëheqjen nëse nuk liberalizohen vizat, a do ta mbajnë fjalën Kuçi e Tahiri

28Blerim Kuçi e Labinot Tahiri po vazhdojnë ta mbajnë postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, edhe pse kishin paralajmëruar dorëheqje nëse nuk realizohet premtimi për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018. Të dy kanë zgjedhur heshtjen për këtë temë, e nuk dihet ende nëse do ta mbajnë fjalën, shkruan Express

Kishin premtuar se nëse nuk liberalizohen vizat gjatë vitit 2018 do të jepnin dorëheqje nga posti i deputetit, por ende nuk dihet nëse do ta mbajnë fjalën.

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi dhe Labinot Tahiri, kanë zgjedhur të heshtin rreth premtimit që kishin dhënë muaj më parë.

Të dy këta kishin paralajmëruar dorëheqje nëse nuk realizohet premtimi për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018

Gazeta Express ka provuar që nga e hëna të kontaktojë me Kuçin dhe Tahirin, por asnjëri nuk u është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Ndërkohë, ditë më parë sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi, ka thënë se do t’i qëndrojë prapa premtimit të tij për dorëheqje nga posti i deputetit, nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave këtë vit.

Por, më nuk është deklaruar nëse do ta mbajë fjalën.

“Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap dorëheqje nëse nuk ndodh sivjet liberalizimi”, ka thënë Kuçi për Express, kur është pyetur se a do të japë dorëheqje siç kishte deklaruar vetë ai.

Ndërsa Tahiri, më 31 dhjetor të 2018’ës, ka treguar se ka dorëzuar pasaportën e tij me viza Schengen dhe amerikane, por nuk e ka përmendur fare premtimin që kishte bërë para 1 viti për dorëheqje nga posti i deputetit. Tahiri tutje ka bërë edhe thirrje për protestë për liberalizimin e vizave.

“Nëse kjo nuk ndodh në këta muajt e ardhshëm (liberalizimi i vizave), unë do ta paraqes në Kuvend dorëheqjen time si ‘DEPUTET’, sepse nuk mund të jem i ulur aty, derisa qytetari ka mbetur i poshtëruar brenda Shtetit të tij pa lëvizur i lirë si të tjerët që kemi viza”, kishte deklaruar Tahiri më 1 janar 2018.

E dritën e gjelbër për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit Kuçit dhe Tahirit ua dha komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, para rreth një muaji, kur deklaroi se liberalizimi i vizave pritet të ndodhë në vitin 2020, dhe jo në këtë vit.

Ai kërkoi nga kosovarët të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqim

i nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se viti 2020 është më realisti, por mos u bëni peng i numrave”, porositi Hahn.

SHPËRNDAJE