Kjo deklaratë e Isa Mustafës dëshmon se Abdixhiku nuk e pyeti fare për vendimin për të mbështetur Vjosa Osmanin për presidente?!

Zgjedhja e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, nuk do të bëhej pa vendimin e LDK-së që të qëndrojë në sallë dhe të marrë pjesë në votim, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Ky vendim i LDK-së për ta mbështetur Vjosa Osmanin drejt të parës së shtetit erdhi pasi drejtimin e LDK-së e mori Lumir Abdixhiku në një kuvend të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E ky vendim sipas ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, mbetet i paqartë pasi sipas tij ai nuk e di se cfarë përfiton kjo parti duke e mbështetur Vjosa Osmanin për presidente.

“Unë nuk kam njohuri se cilat kanë qenë arsyet dhe si pasojë përfitimet e pritshme të LDK-së nga një veprim i tillë”, tha shkurt Mustafa, i pyetur se si e ka parë veprimin e tashmë ish-partisë së tij.

Por a e dëshmon kjo deklaratë se kryetari aktual nuk ka konsultuar fare ish kryetarin Mustafa për vendimin për ta mbështetur Osmanin drejt presidencës.

Si duke Abdixhiku që njihet si i afërt me ish kryetarin Mustafa, ka marrë vendim pavarësisht qëndrimeve të tij, duke marrë lëvdata të shumta për një vendim të tillë.

Rezultati më i dobët në historinë elektorale të LDK-së, bëri që Isa Mustafa të japë dorëheqje pas drejtimit të kësaj partie për një dekadë rresht.

Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë solli figura të reja e largoi shumë të tjera që cilësoheshin si garda e vjetër e LDK-së.

Por përvec ndryshimeve të emrave në kryesinë e LDK-së, fryma e re solli edhe ndryshimin e qasjes së kësaj partie në vendimmarrje.

Pas konsultimeve të gjata brenda partisë, kryesia e LDK-së doli me vendimin final për të marrë pjesë në votim me rastin e zgjedhjes së presidentes së vendit, ku vota për apo kundër nuk ishte e rëndësishme sa ishte e rëndësishme thjesht marrja pjesë në votim për të siguruar minimumin e 80 votave në kuti.