Kjo e keqe ndodhi në Mitrovicë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Shupkovc të Mitrovicës pasi gjatë kontrollit në veturën ku gjendëshin janë konfiskuar substanca narkotike.

Policia me këtë rast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 14.722 kg (14kg & 722gram).

Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

SHPËRNDAJE