Kjo është arsyeja tmerruese e vrasjes së gruas nga Kosova: Një zviceran 60 vjeçar mbyti atë

I.S, 34 vjeç nga Kosova, vdiq dy ditë më parë në Cyrih të Zvicër, ajo u mor peng, e më pas u vra nga ish-i dashuri i saj 60 vjeçar. Kjo vrasje, po dyshohet të jetë bërë për motive xhelozie.

Mediat zvicerane, 20 minuten dhe Blick, janë marrur në detaje me këtë rast, teksa kanë kuptuar se shkak për këtë vrasje doli të jetë xhelozia si dhe një çështje e parave.

Sipas supozimeve të para, bëhet fjalë se viktima tjetër e rastit, M.S 38 vjeç e cila ishte kolege pune me kosovaren, nuk ka lidhje me rastin që ia mori jetën.

Ndërsa, përshkruajnë edhe një herë se si ndodhi e gjithë kjo ngjarje tragjike:

Pas marrjes peng nga 60 vjeçari, të cilit nuk është bërë i ditur nacionaliteti, ishte telefonuar qendra e thirrjeve emergjente, duke kërkuar ndihmë nga një fqinj aty afër. Sipas dëshmitarëve, njëra nga gratë kishte dalë në ballkon, e më pas ishte dëgjuar duke bërtitur në spanjisht, 60 vjeçari.

“Shikoni se çfarë keni bërë”, bërtiste ai.

Siç shkruan Blick.ch, më pak se 10 minuta pas thirrjes emergjente, policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Marrësi i pengjeve shikon dritaren dhe i kërkon policisë të qëndrojë larg.

Ai u kishte thënë policisë zvicerane se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë.

Pas kërcënimit të 60 vjeçarit, arriti në vendngjarje edhe njësia e ndërhyrjes “Scorpion” dhe specialistët e grupit negociator.

Në kontaktin e fundit në ora 8.30, pengmarrësi u thotë se do të heqë dorë për dhjetë minuta dhe do të përballet me policinë.

Pak më vonë, u dëgjuan disa të shtëna në apartament, të cilat fatkeqsisht, u morën jetën dy grave./gazetametro.net

SHPËRNDAJE