Kjo është deputetja jonë e re që shkon në parlament me çantë vlerë 4 mijë euro (Foto)

Ky sezon i ri parlamentar që ka nisur me një qeveri të vjetër me sa duket ka vetëm një risi: veshjen gjithnjë dhe më ekstravagante të deputeteve, me gjasë edhe deputetëve por që bien më pak në sy.

Në javët e para spikatën figura si Elisa Spiropali, Grida Duma, Nora Malaj, Kodheli e kështu me radhë, por me sa duket nuk kemi parë asgjë akoma.

Siç e dimë nga këto zgjedhje kanë hyrë në Kuvend shumë vajza të reja, e si të tilla janë më afër trendeve të modës dhe nuk duan t’ja dinë shumë për çmimin.

Është deputetja e PDIU-së, Reme Lala, ajo që këtë javë habiti jo pak kur u pa të hynte në Parlament me çantë “Channel”. Një çantë origjinale e llojit që mbart deputetja e re kushton diku mes shifrave 2700-4100 euro.

Goxha luks apo jo? Pse kishit ndonjë kundërshtim ju? Ajo është deputete ja mban xhepi.

SHPËRNDAJE