Kjo është dhurata e fundit që la Hawking, u zbulua në ditën e varrimit

Pak ditë  më parë, bota i dha lamtumirën një njeriu i cili ka lënë gjurmë në shkencë duke qenë i pari që ka zbuluar dhe shkruar mbi vrimat e zeza.

Profesor Stephen Hawking ishte një njeri i cili nuk njihej vetëm për menqurinë e tij dhe për kontributin e tij të madh ne shkencë, por edhe për luftën që ai ka bërë për njerëzit me aftësi të kufizuar, duke qenë se edhe ai vetë vuante nga një sëmundje e cila e la në karrige me rrota për shumë vite.

Në nder te tij, në ditën e funeralit te tij, familja e profesorit te njohur, shtroi një drekë për të pastrehët ne qytetin e tij te lindjes.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Në tavolinat e zbukuruara në detaje, të mbushura me plot ushqime te ndryshme dhe me dhurata për të gjithë pjesëmarrësit, ishte edhe një mbishkrim ku thuhej: “Dreka e sotme është një dhuratë nga Stephen. Nga familja Hawking”

Shumë nga pjesëmarrësit, të cilët e kujtonin me përzemërsi profesorin, u prekën nga ky detaj te cilin Stephen Hawking e kishte lënë si dhuratën e tij të fundit.

SHPËRNDAJE