Kjo është e keqja më e rrezikshme nëse prekni nga Covid-19

Një rritje e raportimeve të pacientëve të rinj me koronavirus, me gjendje të rregullt shëndetësore që vuajnë nga goditje vdekjeprurëse, ka ngjallur frikë se sëmundja vrasëse mund të shkaktojë mpiksje gjaku në tru.

Mjekët në spitalet në Nju Jork dhe Philadelphia thonë se ata kurrë ‘nuk kanë parë kaq shumë’ të rinj që vuajnë nga bllokime të mëdha të enëve të gjakut, lloji më vdekjeprurës i goditjes, shkruan Daily Mail.

Një studim në 15 qendra mjekësore gjatë tre javësh zbuloi se 40 për qind e pacientëve të pranuar ishin të infektuar me COVID-19 dhe nën 50 vjeç – mosha mesatare për sulm të rëndë në tru është 74 vjeç.

Hulumtime të ndara, ende jo të rishikuara nga kolegët mjekësor, analizuan 214 pacientë COVID-19 të trajtuar në tre spitale në Wuhan, Kinë. Ata zbuluan se 36 për qind kishin simptoma neurologjike si mpiksja e gjakut në tru ose dëmtimi i vetëdijes.

Dikur mendohej se ishte sëmundje që kryesisht sulmon mushkëritë, mjekët tani kanë filluar të besojnë se shumë vdekje nga koronavirusi janë shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse virusi shkakton mpiksje – disa thonë se mund të jetë rezultat i një mbingarkimi imunitar të quajtur si ‘stuhi e citokinës’.

SHPËRNDAJE