Kjo është femra më e bukur në botë (Foto)

Tashmë disa vite është njëri nga emrat më të mëdhenj në botën e modelimit, duke u paraqitur në disa nga fushatat më të njohura reklamuese të bredneve të modës, në seri televizive, si dhe emisione të ndryshme.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren e famshme rumune Madalina Diana Genea. Momentalisht jeton në Itali, ndërsa karriera e saj tani është në majat e popullaritetit. Dhe padyshim se bukuria e saj i ndihmon shumë që të realizoj edhe ëndrrën e saj të madhe që të shndërrohet në një aktore të famshme.

Dhe një ndihmë në këtë drejtim i ka ardhur pikërisht tani, pasi një anketë të cilën e ka realizuar ueb-faqja dhe revista “AskMen”, e ka nxjerrë zeshkanen atraktive se femrën më të bukur në botë.

Me bukurinë dhe trupin që ka, ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve, sidomos meshkujve dhe ajo disa herë në të kaluarën është konsideruar si ndër femrat më seksi në botë.


Shpesh e kanë krahasuar me legjendat e aktrimit, Sophie Loren dhe Bridgite Bardott. Dhe falë bukurisë dhe talentit të saj, ajo është shfaqur në revytë dhe fushatat e ndryshme të modës.

Dhe bukuria e saj nuk ka mundur t’u shmanget edhe syve të disa nga meshkujt më të famshëm në botë.


Kështu, ajo ndër romancat e shumta përfshinë edhe ato me Leonardo DiCaprion dhe Gerard Butler, ndërsa ka qenë në përqafim edhe të këngëtarit të famshëm italian Eros Ramazzotti, ku edhe është paraqitur në një videoklip të tij./ZERI

SHPËRNDAJE