Kjo është femra më e votuar nga LDK në Vushtrri

Kandidatja e LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, del të jetë kandidatja më e votuar në Vushtrri.

Krasniqi, ka grumbulluar një numër të konsideruar votash që e bëjnë atë kandidatën më të votuar nga të gjitha subjektet politike Vushtrri.

Për këtë ka njoftuar edhe vet kandidatja në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror “Facebook” duke shprehur falënderime për besimin dhe votën që i është dhënë asaj në këto zgjedhje.

“Si rezultat i angazhimit që kemi pasur, bashkëvendasit e mi kanë vendosur të më besojnë shumicën e votave, duke më bërë kështu si kandidaten më të votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, në veçanti ju vushtrrias,

Ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë, duke me votuar mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës. Ky besim, është motiv i madh për mua që të angazhohem edhe më shumë, për të përmirësuar jetën e gjithë qytetarëve, pa dallime.

Si rezultat i angazhimit që kemi pasur, bashkëvendasit e mi kanë vendosur të më besojnë shumicën e votave, duke më bërë kështu si kandidaten më të votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike.

Shpreh falënderime edhe për strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri, që nuk kanë kursyer asgjë për të arritur këtë sukses që po e gëzojmë sot. Falënderoj edhe familjarët e mi që më qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe duke më inkurajuar dhe mbështetur pa rezervë.

Do të shërbejë me nderë!

SHPËRNDAJE