Kjo është ftesa që hap dyert e ëndrrave për çdo vajzë shqiptare!

Nuk është vetëm ëndrra e Alketa Vejsiut, por ëndrra e çdo vajze…

Dëshira për të përfaqësuar të bukurën dhe personalitetin e çdo gruaje, në petkun e fustaneve të bardha dhe siluetave elegante, me gjithë madhështinë dhe forcën që vetëm një zgjedhje e duhur mund ta ofrojë, ne ju ftojmë në ngjarjen më të rëndësishme të modës për këtë vit…

Ejani edhe ju në datën 31 Maj në orën 19.30 në Tendën e hotel Continental në Vorë, për të prekur bashkarish magjinë që do të ofrojë një mbrëmje si kjo. Një lokacion i zgjedhur jo fare rastësisht, por në zemër të natyrës, shumë pranë të bukurës dhe detajit, i cili si i tillë do të mishërohet edhe në gjithë gamën e koleksioneve që do të prekin pasarelën e Class Fashion Show 2018-të.

Koleksionet dhe etiketat ndërkombëtare për sezonin 2018-2019, të brandeve lider do të përcjellin gjithë sharmin dhe elegancën e fustaneve të nusërisë, të denja për çdo vajzë që ka ëndërruar ditën më të bukur të jetës. Class by AV sjell këtë vit një koleksion plot risi, i cili mbështetet tek materialet e lehta, në mënyrë që nuset të ndihen jo vetëm të bukura, por edhe komode. Dizajnet e veçanta ndjekin linjën e fantazisë për të theksuar figurën femërore me gjithë shkëlqimin e saj. Dantellat, tyli, pëlhurat dhe materialet e lehta do të sjellin në koleksionin e ri stilin dominues në trendet botërore, si edhe imazhin e një vajze që ka ëndërruar gjithmonë dasmën e saj. Bashkë me fustanet bridal, do të prezantohen edhe fustanet e mbrëmjes që do t’ju bëjnë protagoniste absolute në çdo vend që do frekuentoni këtej e tutje.

Risia e sfilatës së këtij viti, është edhe prezantimi për herë të parë i koleksionit “Class AV” Made in Albania, ku vizioni i Alketa Vejsiut ëshët materializuar nën etiketën e Class nga stilistja Livia Myftari duke ndërthurur mjeshtërinë e krjimit artizanal, me teknologjinë e fundit dhe cilësinë e përzgjedhjes së copave të rafinuara.

Aroma e luleve do të ndihen në ajër këtë vit! Jo vetëm pse “Flower Bloom” është tendenca që do të dominojë koleksionet më IN të modës për këtë sezon, por kjo frymë do të përcillet në çdo detaj në sfilatë, nga dekori, fustanet, ndërsa disa instalacione do të jenë prezente për herë të parë në një event të kësaj natyre të organizuar në Shqipëri. Sepse natyra, lulet, detajet do të jenë aty të prekshme nga afër për të gjithë ju që do të jeni pjesë e Class Fashion Show 2018-të. Të ftuarit do të priten në një “Welcome Area”, e më pas do të vijohet me shfaqjen.

Fushata “I ‘am” është një tjetër element që përshkoi të gjithë stilin e sfilatës, prej ditës së parë të konceptimit e deri në finalizmin e saj. Si një kauzë gjithëpërfshirëse, ku vajzat dhe gratë e famshme, por edhe ato të panjohurat iu bashkuan pa kushte kësaj iniciative, si një mënyrë ideale për të “përqafuar” atë çka realisht ato i përfaqëson. Nuk mjafton ndoshta një aktivitet i vetëm për të përforcuar vlerësimin ndaj figurës femërore, ndaj atyre mamave që lindin jetë, ndaj gjysheve të përkushtuara, ndaj vajzave në karrierë, ndaj zonjave të dedikuara për fëmijët dhe bashkëshortin, ndaj bebeve, fëmijëve dhe gjithë atyre grave dhe vajzave që frymëzojnë pa kushte në gjithçka bëjnë në jetë. Por, Class është këtu për ta përcjellë në mënyrën më të mirë të mundshme përmes këtij eventi mode.

Modelet më të njohura shqiptare do të performojnë në pasarelë, shumë personazhe VIP do të jenë pjesëmarrës për të parë nga afër këtë organizim të veçantë, por edhe plot surpriza të tjera janë ideuar për të pranishmit, nga dhuratat, tek gjetjet speciale.  Edhe këtë vit, skuadra e Class AV me krenari propozon një koncept të ri mbi trendet e eventeve dhe fustaneve.

Dress Code? Black/ White/ Rose/ Blush

Mos mungoni!

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/zbulohen-detajet-e-sfilates-magjike-te-alketa-vejsiut-542575/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE