Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

Mërgimtarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme të Evropës, e kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në vendkalimet kufitare.

Kolonat më të gjata janë krijuar në pikat kufitare të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Merdare, mërgimtarët duhet të presin deri në tri orë për të dalur nga Kosova. Kurse, tek Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 1 mijë metra, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur deri në dy orë.

Në vendkalimet kufitare Muçibabë dhe Mutivodë, pritja është deri 1 orë për të dalë nga Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 18:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

SHPËRNDAJE