Kjo është gjendja shëndetësore e ministrit Ekrem Mustafa pas aksidentit

Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa është aksidentuar para pak minutash me eskortën tij.

Ai ka pranuar trajtim mjekësorë në QKUK, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai u lirua pas kontrollit.

Ndërsa në gjendje jo më të mirë, janë shoferi dhe një tjetër person që ishte në veturë me ta.

Lajmin e kanë konfirmuar për GazetënBlic, Zyra për Media në QKUK.

“3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në komunikacion. Sipas mjekëve emergjent, ata kanë pasur lëndime të lehta. Njëri nga ta, pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Ndërsa të tjerët janë ende duke u trajtuar në Qendrën Emergjente.” thuhet në përgjigjen e Zyrës.

Ministri është larguar nga QKUK-ja, menjëherë pasi ka pranuar trajtimin, ndërsa dy personat tjerë vazhdojnë të jenë në emergjencë.

SHPËRNDAJE