Kjo është gjyqtarja që do ta gjykojë rastin e veteranëve

Pak muaj pasi u transferua në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjyqtarja Nushe Mekaj do të ketë rastin të gjykojë një nga rastet më të përfolura, të njohur si aktakuza ‘ e veteranëve’.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Është e vërtetë që kjo lëndë i është ndarë në punë gjyqtares Nushe Mekaj”, tha Gashi.
Gjyqtarja, Nushe Mekaj është gruaja e djalit të axhës së Salih Mekajt, ish-Kryetar i Gjykatës së Apelit që akuzohej për korrupsion por që u shpall i pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë.

SHPËRNDAJE