“KJO ËSHTË KOSOVA SOT” , kryeministri Haradinaj kërkon ta shpërndani këtë video

Kreministri i vendit, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një video e cila pasqyron Kosovën si shtet.

“Kosova është një vend i vogël por me zemër të madhe”, thuhet mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Në po të njëjtën video shfaqen Policia e Kosovës si dhe Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Haradinaj, Kosova është një vend i vogël por me mundësi të palimituara, dhe me shumë ëndrra.

Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në po të njëjtën video thuhet se punën tonë e kryejmë me shumë passion, ashtu siç na mësuan të parët.

Në po të njëjtin videoklip thuhet se zëri ynë po dëgjohet anë e mbanë botës kjo përmes artistëve si Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Lorik Canaj, e shumë artistë të tjerë.