Kjo është masakër – Xhabir Hamiti publikon fotografi të mbetjeve pas prerjes së kurbanëve

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar sot ndaj mënyrës së therjes së kafshëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se këto janë ‘masakra të kafshëve dhe jo kurban’.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkon që pamje të tilla mos të përsëriten në të ardhmen, pasi ato  janë të turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare.

Ndryshe, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Kosovës ditë më parë ka ftuar qytetarët që kurbanet e prera të jenë në pajtim me ligjet e aplikueshme në vend, duke kryer këtë veprimtari vetëm në thertoret e licencuara.

Pavarësisht kësaj, therja e kurbaneve në vende joadekuate dhe johigjienike vazhduan të ndodhin në masë të madhe.

SHPËRNDAJE