Kjo është nxënësja nga Istogu që humbi jetën sot

Katër ditë pas humbjes së jetës së maturantit nga Gurrakoci i Istogut, Diamant Osmanaj, ky qytet është tronditur nga një tjetër humbje të papritur.

Mësohet se nxënësja e klasës së shtatë, Medina Buleshkaj ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Nxënësja 12 vjeçare vijonte mësimet në shkollën fillore “Bajram Curri”, ndërsa ka ndërruar jetë papritmas në klasë.

Pas momentit trishtues në klasë, ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, por që nxënësja ka arritur në spital pa shenja jete.

Nuk dihen ende shkaqet e humbjes së vajzës së re, ndërsa për humbjen e saj është marrë edhe mjekësia ligjore.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE