Kjo është pasuria e Hashim Thaçit, gati gjysmë milioni euro (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në formularin e deklarimit të pasurisë ka theksuar se ka pasuri rreth gjysmë milioni, ndonëse shtëpinë e re ende nuk e ka paguar.

Ai ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë 180 mijë euro, shtëpi të përbashkët të trashëguar në vlerë 80 mijë euro, si dhe shtëpinë e re në vlerë 350 mijë euro, raporton Gazeta Blic.

I pari i vendit, thotë se shtëpinë e re e ka paguar vetëm një pjesë, derisa pjesën tjetër pret aprovimin e kredisë.

Ai ka deklaruar edhe një veturë të bashkëshortes, e tipit Q 5, në vlerë 15 mijë euro.

Ndërkohë para të gatshme ka deklaruar se ka mbi 26 mijë euro.

Thaçi ka deklaruar se pagë bazë merr mbi 33 mijë euro në vit, derisa mbi 5 mijë euro ka marrë mëditje përgjatë vitit të kaluar, derisa bashkëshortja e tij, ka të hyra mbi 19 mijë euro brenda vitit./ Gazeta Blic

SHPËRNDAJE