Kjo është pasuria e Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Veseli ka theksuar se posedon një banesë, lokal afarist, shtëpi, tokë dhe mal dhe aneksi.

Ish-kryetari i Kuvendit, ka deklaruar se banesa e tij ka vlerë 97 mijë euro dhe aneksi në vlerë prej 85,550.00 euro.

Veseli nuk ia ka treguar vlerën tokës, lokalit afarist dhe shtëpisë, të cilës ka thënë se e ka trashëgim nga babai.

Kurse, kursime në bankat e vendit, Kadri Veseli, ka thënë se i ka rreth 15 mijë euro.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE