Kjo është pasuria e Komandant Remit- këshilltarit të presidentit

Këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa- Remi ka deklaruar pasuri mbi 600 mijë euro.

Ai e ka deklaruar një object banimi me madhësi mbi 1600 metra katror, që kap vlerën e 500 mijë eurove.

Ai ka deklaruar edhe një trual prej 3 ari si dhe tokë të trashëguar me madhësi prej 10 hektarësh.

Remi ka deklaruar para të gatshmë 100 mijë euro, derisa pagë vjetore si këshilltar i presidentit ka deklaruar 18 mijë euro në vjet.

Mustafa në formularin e deklarimit të pasurisë ka potencuar se 1 mijë metra katror të objektit e ka lëshuar me qira për Telekomin, ndonëse nuk e ka potencuar vlerën e kontratës.

KËTU E GJENI KOMPLET DEKLARIMIN E PASURISË.

SHPËRNDAJE