Kjo është përgjigja e Thaçit, kur pyetet se si e vlerëson vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në konferencën për media në prag 10-vjetorit, ka thënë se nuk dëshiron të komentoj vendimet e institucioneve tjera, kur është pyetur për vendimin e rritjes së pagave për Qeverinë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Thaçi ka thënë se ai komenton vetëm vendimet e tij, madje ai ka lavdëruar punën e Haradinajt dhe ka thënë se kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Unë komentoj vendimet e mija që marrë, por jo vendimet e institucioneve të tjera. Qeveria ka prioritetet e veta të opinionit të bredshëm debatues dhe pastaj konludues dhe vendim marrëse, andaj theksoj e kamë përkrahur kryeministrin Mustafa më të cilin kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer andaj edhe nga këtu dua t’i uroj shëndet dhe gjitha të mirat atij dhe familjes së atij”, është shprehur ai, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky vendim është i motivuar në respekt të institucioneve.

“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq pos atyre që janë në këtë tavoline nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar në respekt të institucioneve” tha Haradinaj.

SHPËRNDAJE