Kjo është shuma e mjeteve që Qeveria sot ndau për sektorin e gastronomisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të Programit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti në një konferencë shtypi ka thënë se do të ndihmohet sektori i gastronomisë.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuarit për bizneset e vogla. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi 12 milionë euro. Për Ministrinë e Tregtisë kemi alokuar 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, tha ai.