Kjo është shuma e parave që përfitoi ordinanca ku u krye aborti i 14 vjeçares nga Gjilani

Në vazhdën e raportimit ekskluziv për dhunumin e vajzës 14 vjeçare nga Gjilani, mëson se shtatzënia e saj u ndërpre në një ordinancë private në Prishtinë. Por, paraprakisht i dyshuari pohon se mjekut ia kishte dhënë një shumë të konsiderushme parash.

Meqenëse ordinancat private në Gjilan nuk kishin pranuar t’ia ndërprenin shtatzëninë të miturës. Pas disa ditësh, i dyshuari dhe vajza kishin marrë rrugën për në Prishtinë, për ta bërë “zgjidhjen”.

Gazeta Sinjali merr vesh se Sh.J., ka deklaruar se atë ditë një mjek i një ordinance në Prishtinë kishte kryer abortin e foshnjës në këmbim të 500 eurove.

“Në të njëjtën ditë, mjeku e ka kryer abortin, për të cilin unë kam paguar 500 euro”, ka deklaruar i dyshuari.

Po ashtu i dyshuari ka mohuar se e mitura kishte mbetur shtatzënë me të, madje sipas tij këtë ia ka thënë edhe vajzës.

I pyetur nëse ka kërkuar sqarime nga shoku i tij Sh.H., se çfarë kishte bërë brenda dhomës së motelit me të miturën, Sh.J., ka pohuar se Sh.H., i ka thënë se atë natë e mitura “vetëm organin gjenital ia kishte marrë në gojë” dhe se nuk kishin kryer ndonjë veprim tjetër me të.

Tutje, 21 vjeçari ka deklaruar se familja e të miturës pasi e kanë marrë vesh ngjarjen, e kanë kërcënuar vazhdimisht atë, por i njëjti nuk i ka raportuar kërcënimet në polici.

Ai ka pohuar se e mitura është e zhvilluar fizikisht dhe është e gjatë me shtat dhe sipas tij, e njëjta është dashuruar në të.

Krejt në fund, i dyshuari është shprehur i penduar për të gjitha veprimet ndaj të miturës.

SHPËRNDAJE