Kjo është shuma që ka ndarë Haradinaj, për familjen e policit të rënë në krye të detyrës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e 118 të Qeverisë së Kosovës, të cilën e kanë filluar me një minutë heshtje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve me vlerë prej 15 mijë euro për familjen e policit që humbi jetën dhe nga 10 mijë euro për policët e plagosur.

“Po sot, me vendim unanim kabineti qeveritar ka miratuar disa vendime, prej të cilave miratimin ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 15 mijë euro për familjen e policit të pa jetë dhe nga 10 mijë euro për policët e plagosur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, mbledhjen e 118 të Qeverisë së Kosovës e nisëm me një minutë heshtje, në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Sami Thaçi, në Zhur të Komunës së Prizrenit.

Po sot, me vendim unanim kabineti qeveritar ka miratuar disa vendime, prej të cilave miratimin ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë dhe nga 10 mijë euro për policët e plagosur.

-Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është aprovuar “Akti Global për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, i cili sanksionon të gjithë shkelësit e të drejtave të njeriut kudo në botë.

-Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare si shtesë e pensionit familjar për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës sipas Ligjit të Policisë. Shuma prej 300 eurove do të ndahet si shtesë e pensionit në bazë mujore, për familjarët e zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës.

Po sot, Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të Komunës së Bujanocit për realizim të Projektit “Aftësimi profesional i të rinjve në këtë Komunë” që do të krijojë hapësirë dhe kushte për punësimin e të rinjve dhe parandalimin e migrimit të tyre.
RH

SHPËRNDAJE