Kjo komunë e Kosovës qet në shitje një lopë dhe katër viça – Ky është çmimi i tyre!

Komuna e Gjilanit, qo drejtohet nga Lutfi Haziri i LDK-së, ka vendosu t’i qes në shitje disa lopë dhe viça.

Në njoftimin e bërë nga kjo komunë është treguar se çmimi i tyre për një kilogram do të kushtojë 2 euro e 10 cent dhe 1 euro 20 cent.

Behët e ditur po ashtu se ata mund të blihen nga të interesuarit sipas kushteve“siç janë, ku janë”, shkruan Gazeta Monitor. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e disa viçave dhe lopës përmes ofertave publike të mbyllura. Shitjen e viçave dhe lopës do të realizohet sipas kushteve“siç janë, ku janë” shpenzimet e matjes dhe ndonjë transport evetual i bart blerësi dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

Komuna e Gjilanit njofton operatorët ekonomik dhe personat fizik të interesuar që të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura për blerje viçave dhe lopës.

“Ofertuesit e interesuar mund t’i shohin viçat dhe lopën në fermën SH.M.A.T. ARBËRIA Gjilan më datë 20/02/2018nga ora 10:00 deri në ora 12:00përmes zyrtarit Qemajl Selmoni në objekit e shkollës Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 22/02/2018deri ora 14:00”.

SHPËRNDAJE