Kjo komunë e Kosovës shpallë qytetar nderi Halil Kastratin

Sot Kuvendi Komuanl i Lipjanit aprovoi propozimin që të shpallim qytetar nderi humanistin dhe bamirësin e njohur Halil Kastrati për kontributin e vazhdueshëm për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë në ndërtimin e shtëpive, veçanërisht kontributit me ndihma gjatë kohës së pandemisë.

“Halil Kastrati ti jepet titulli “Qytetar nderi” i Komunës së Lipjanit.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të bëhet në mbledhjen solemne me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Lipjanit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

SHPËRNDAJE