Kjo nuk është pritur – qyteti i lindjes ia bën këtë “të zezë” Ibrahim Rugovës

Punët për ndërtimin e parkut memorial ”Ibrahim Rugova” në Istog kanë pasur shumë ngecje.

Është paraparë që ky projekt të zhvillohet në disa faza, por punimet nuk po kryhen për shkak të shumë problemeve që janë paraqitur, transmeton Klan Kosova.

Problemet kanë filluar pas kryerjes së fazës së dytë – pllakat e vendosura në shesh nuk e kanë mbajtur ujin i cili ka rrjedhur brenda në ndërtesë, në vitin 2016. Si pasojë e kësaj, kompania e cila e ka fituar tenderin për kryerjen e punimeve të fazës së tretë është detyruar të intervenojë në këtë pjesë me kërkesë edhe të projektuesit.

……………………………………………………………………………………………………………..
Provokon shokun me të dashurën, shokohet kur shikon përfundimin (VIDEO+16)

……………………………………………………………………………………………………………..

Sipas Preportr, projekti i memorialit ”Ibrahim Rugova” është shoqëruar me shumë zhurmë dhe dyshime për konflikte interesi, pasi që kompanitë kanë lidhje me anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, betoni që është përdorur për ndërtimin e sheshit është i kompanisë që udhëhiqet nga familjarët e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës.

Projektin ideor dhe të detajuar e ka bërë dhëndri i kryetarit të komunës, Esat Bytyqi.

Për të gjitha këto pretendime që janë paraqitur janë zhvilluar hetime iniciuar nga opozita në këtë komunë.

Komuna e Istogut këtë projekt e ka bashkëfinancuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Meqë projekti në fazën e tretë nuk arriti të finalizohet brenda vitit fiskal, 2016 kjo komunë e ka humbur shumën e dedikuar nga ministria.

Ministria për projektin e memorialit ”Ibrahim Rugova” nuk e ka marrë më mbështetjen e ministrisë as në vitin 2017 e as këtë vit nuk janë ndarë mjete për të.

Për punimet e fazës së parë dhe të dytë janë ndarë mjete në vlerë 300 mijë euro, prej të cilave 200 mijë i ka ndarë MMPH-ja. Punimet e këtyre dy fazave i ka kryer kompania ”Intering Construction”.

Për punimet e fazës së tretë janë ndarë mjete në vlerë 294 mijë euro. Nga kjo shumë janë paguar vetëm 47 mijë euro pasi punimet nuk u kryen brenda vitit siç ishin paraparë me kontratë. Punimet e kësaj faze i ka kryer kompania “Conex Group”.

Projekti pritet të vazhdojë këtë vit dhe planet janë që ai të kryhet brenda vitit. Është paraparë që për përfundimin e punëve në këtë memorial të shpenzohen 1.2 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Lidhjet e punëkryesve me LDK-në

Komuna e Istogut e kishte filluar me entuziazëm veprën e cila do t’i kushtohet Presidentit Ibrahim Rugova – ndërtimin e parkut memorial me emrin e tij. Rugova ka lindur në këtë komunë, dhe komuna ka dashur që për nder të tij të ndërtojë këtë vepër.

Në ndërtimin e saj u përfshinë shumë njerëz të partisë të cilën Rugova e kishte udhëhequr për 17 vjet me radhë. Dy kontratat e para iu dhanë vëllait të asambleistit të LDK-së në Istog, Hajrush Shoshit. Kontrata e radhës iu dha kompanisë e cila tashmë udhëhiqet nga kryetari i dikurshëm i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Vigan Syla, i cili më 2011 kishte kaluar në LDK. Nuk dihet nëse Syla ende e vazhdon aktivitetin në këtë parti.

Projektin ideor e ka kryer dhëndri i kryetarit të Komunës së Istogut, Esat Bytyqi. Ai jeton dhe vepron në Vjenë dhe komuna thotë se ai këtë projekt e ka bërë falas.

PUNIMET E FAZËS SË PARË DHE TË DYTË TË KËTIJ PROJEKTI I KA KRYER KOMPANIA “INTERING CONSTRUCTION”. GJATË REALIZIMIT TË PUNIMEVE KJO KOMPANI E KA MARRË BETONIN NGA KOMPANIA E VËLLAIT TË KRYETARIT TË ISTOGUT, “MA.CON”.

Punimet e fazës së parë dhe të dytë të këtij projekti i ka kryer kompania “Intering Construction”. Përveç faktit që kjo kompani i kishte fituar këto kontrata prej mijëra eurosh, në realizimin e punimeve “Intering Construction” e ka marrë betonin nga kompania e vëllait të kryetarit të Istogut. “MA.CON”. Haki Rugova në regjistrin e deklarimit të pasurisë në vitet 2010-2012 ka deklaruar se ka aksione në këtë kompani. Kryetari i Istogut është i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për konflikt interesi për një tender që ia kishte dhënë kësaj kompanie e cila është në pronësi të vëllait të tij.

Fakti që për ndërtimin e memorialit Ibrahim Rugova kompania e kishte marrë betonin prej vëllait të kryetarit nuk e shqetëson Hajrush Shoshin, asambleist i LDK-së dhe kontabilist në kompaninë “Intering Construction”. Ai thotë se “MA.CON” është kompani serioze dhe me ta kanë bashkëpunim afatgjatë.

“Kompania jonë furnizohet nga kompania MA.CON në mënyrë të vazhdueshme, sepse është një kompani serioze që e punon betonin mirë. Ne kemi punuar edhe para këtij projekti dhe punojmë ende me këtë kompani”, thotë ai.

Kontratën e nënshkroi i dënuari për mashtrim

Tenderin për realizimin e punimeve të fazës së tretë e ka fituar kompania “Conex Group” e cila viteve të fundit ka qenë subjekt i akuzave pasi që më 2016 ish-pronari i saj është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për tri vepra penale për një proces tenderimi. Tenderin për punimet e fazës së tretë Komuna e Istogut e ka nënshkruar me Veton Fetahun, ani pse ky është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.

TENDERIN PËR PUNIMET E FAZËS SË TRETË KOMUNA E ISTOGUT E KA NËNSHKRUAR ME VETON FETAHUN, ANI PSE KY ËSHTË DËNUAR NGA GJYKATA ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË.

Ish-drejtori Fetahu është dënuar për këto vepra penale: mashtrim nga neni 335, deklaratë e rreme dhënë nën betim nga neni 391, dhe falsifikim i dokumentit nga neni 398 për të cilat është dënuar me gjobë dhe me gjashtë muaj burgim. Por dënimin me burgim ai e ka zëvendësuar me dënim me gjobë. Në total ai është dënuar me 26 mijë euro gjobë.

Fetahu është dënuar për tenderin e ndërtimit të objekteve afariste në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Për të njëjtin tender ka qenë i akuzuar edhe ish-shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, eksperti i brendshëm shqyrtues në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Muhadri, dhe kontabilisti i kompanisë “Conex Group”, Arsim Robelli. Të tretë janë shpallur të pafajshëm nga gjykata.

Por kjo nuk e ka penguar kompaninë të marrë tenderë në disa komuna që udhëhiqen nga LDK-ja. Preportr ka arritur të dëshmojë se kjo kompani ka marrë së paku një tender në Komunën e Pejës dhe dy të tjerë në Komunën e Istogut, njërin këtë për e memorialit në fjalë dhe tjetrin në vitin 2015 për nivelizimin e fushës së futbollit në qytetin e Istogut.

Fakti që drejtori i kësaj kompanie është dënuar nga gjykata nuk e ka ndalur komunën të nënshkruajë kontratë me të në vlerë 294 mijë euro. Nënkryetari i Komunës së Istogut Lulzim Blakaj, thotë se për këtë çështje është diskutuar edhe në Kuvendin Komunal pasi që është paraqitur nga opozitarët.

“Në bazë të informatave që kemi nga zyra e prokurimit, janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore. Se ky operator ekonomik është fitues është njoftuar edhe KRPP-ja si institucion më i lartë dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje gjatë kësaj procedure”, thotë Blakaj.

Ai më tutje ka shtuar se në këtë rast është dënuar personi përgjegjës, e jo personi juridik ”ndërkohë personi përgjegjës ka dhënë dorëheqje nga përgjegjësitë që i ka pasur brenda kompanisë dhe ka marrë përgjegjësi dikush tjetër për atë funksion, dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë vërejtje institucionale se ka pasur ndonjë shkelje ligjore”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE