Kjo nuk pritej nga deputeti i LDK-së: Marrëveshja ishte gati, por…

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është nxituar kur kandidoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

“Kurti është dashur të presë për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj.

“Ai është dashur të kërkojë nga foltorja për dy ose tre ditë kohë dhe do të vinte marrëveshja me LDK-në”, shtoi ai në T7.

VV nominoi kryeparlamentarin pasi që nuk arriti marrëveshje me LDK’në në kohë. Në fakt kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha disa orë para mbajtjes seancës konstituive që do të votonin cdo propozim nga VV’ja, dhe ashtu edhe ndodhi.

VV i ka premtuar LDK-së postin e kryeparlamentarit para zgjedhjeve, por që gjërat ndryshuan gjatë negociatave për krijimin e qeverisë. LDK kërkoi postin e presidentit krahas atij të kryeparlamentarit, pasi sipas këtij subjekti, arrihej një balancë e pushtetit.

Selmanaj tregoi se LDK kishte ofruar që kur të zgjidhej presidenti, LDK do i ofronte VV-së një ministri më shumë.

SHPËRNDAJE