Kjo nuk pritej! Ramush Haradinaj godet Hashim Thaçin e Isa Mustafën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për zjarrfikësit dhe pakënaqësitë e tyre.

Ai në një konferencë më gazetarë ka thënë se zjarrfikësit tash e sa vjet janë lënë pas dore, nga të gjitha qeveritë.

Ai tha se qeveritë e kaluara, (Thaçi I, Thaçi II dhe Mustafa v.y.) zjarrfikësit i kanë anashkaluar, duke ua dhënë nën menaxhim nivelit local, dhe një pjesë ministrisë së brendshme.

“Dhe kur ka ardhë puna tek buxheti, as njëra e as tjetra nuk kanë ndarë buxhet për ta”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ndër të tjera ka thënë se qeveria e tij është duke i trajtuar seriozisht zjarrëfikësit dhe shpejt do të bëjë një zgjidhje për ta.

“Ne e kemi gati konceptdokumentin, dhe shpejt do ta zgjidhim edhe çështjen e tyre”, tha shefi i qeverisë.

SHPËRNDAJE