Kjo rrugë në Mitrovicë, do ta marr emrin e Oliver Ivanoviqit

Një rrugë në veriun e Mitrovicës do të emërohet me emrin e politikanit serb që u vra muaj më parë, Oliver Ivanoviq.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Asamblesë së Komunës Veriore të Mitrovicës, transmeton Gazeta Express, marrë nga media “Blic” në Serbi.

Rruga ‘Nemanjina’ do të riemërohet me emrin e Oliver Ivanoviqit.

Kjo nismë është përkrahur në Lista Serbe. Ndryshe Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të këtij viti, në afërsi të zyrës së partisë së tij në veriun e Mitrovicës. Ndërkohë ende nuk dihen autorët e vrasjes edhe sot e kësaj dite.

Autoritetet kosovare dhe ato serbe vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar në mbledhjen e provave për rastin e vrasjes së politikanit serb.

Ndërkohë gjatë një konference për shtyp muaj më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se zbulimi i autorit të vrasjes së Ivanoviqit do të shkaktojë kokëçarje në Prishtinë dhe Beograd.

Ndryshe Oliver Ivanoviq ka qenë i akuzuar nga drejtësia kosovare për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999.

SHPËRNDAJE