Kjo zyrtare e lartë e Qeverisë së Kosovës rezulton pozitive me COVID-19

Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj është infektuar me COVID-19. Ajo nuk arriti që testin për këtë virus ta bëjë në Kosovë.

Ajo ka bërë testin në Maqedoninë e Veriut. “Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin “Corona”. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë.Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetrore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.

Ajo bënë thirrje tek të gjithë personat që kanë pas kontakt me të bëjnë kontroll mjekësor sepse sipas saj nuk do i kontrollojë askush nga institucionet përgjegjëse.

“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontroll mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës”, ka shkruar tutje. Sipas praktikës së fundit, rastet e kontakteve me coronavirus më nuk do të testohen por vetëm ata të cilët kanë simptoma.