Klinaku: Kosova ka nevojë për një unitet, duhet organizuar tryezë edhe me përfaqësuesit e Kosovës Lindore

Sekretar i Përgjithshëm i LB-së, Avni Klinaku, thotë se Kosova para se të dialogoi me Serbinë, fillimisht duhet të zhvillohet një dialog i brendshëm mes forcave politike.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një unitet sa më të madh përballë situatës aktuale, transmeton Veriu.info.

“Ajo që Kosova ka më së tepërmi nevojë para dialogut me Serbinë është dialogu në mes të forcave politike të saj. Kosova ka nevojë për një unitet sa më të madh përballë situatës aktuale. Për ta arritur këtë, është e domosdoshme që forcat politike të Kosovës së bashku me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës Lindore t’i lënë anash interesat e ngushta partiake e grupore e të mblidhen në një tryezë të përbashkët, për ta hartuar një platformë politike për bisedime me Serbinë ku do të shprehej qartazi interesi kombëtar i Kosovës dhe i popullit shqiptar në këto bisedime. Natyrisht, kjo platforme do të duhej të miratohej fillimisht nga qeveria, e pastaj edhe nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në deklaratën e Klinakut të publikuan në faqen e Lëvizjes për Bashkim.

 

SHPËRNDAJE