Klopp vjen me një deklaratë qesharake pas fitores ndaj Tottenhamit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se skuadra e tij ka arritur një fitore të shëmtuar ndaj Tottenhamit, mirëpo ai beson se në këto raste tre pikët janë shumë të vleshme dhe ka rreth 500 mënyra për të fituar një sfidë.

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndeshjen ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-1, përcjell GazetaBlic. Roberto Firmino dhe Alderwiereld (og) shënuan për Liverpoolin, kurse Moura shënoi golin e vetëm për Tottenhamin.

Goli i fitores erdhi në minutën e 90’të dhe Klopp ishte i shqetësuar për këtë.“Isha relativisht i qetë pas golit të fitores, sepse ishte një surprizë – nuk kisha asnjë ide se si shkoi topi brenda golit”, tha fillimisht Klopp. “Nuk isha i lumtur që pranuam gol. Në pjesën e parë patëm shanse fantastike dhe shënuam një gol të mrekullueshëm. Në pjesën e dytë ne u dukëm të rëndë dhe nuk mund të luanim me të vërtetë. Ata ndryshuan pak. Ne nuk u përshtatëm mirë.”

“Pas golit të Spurs kemi filluar të luajmë më shumë, kemi pasur shanse më të mira, ne konkurrojmë me ekipin më të mirë në botë Manchester City dhe luajmë kundër një prej më të mirëve në botë si Tottenham – kjo është një detyrë e vështirë.” “Është vetëm pozitive, kam thënë se ka 500 mënyra për të fituar një lojë futbolli dhe sot ishte paksa e shëmtuar, por kujt i intereson?”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE