Klubet kosovare u bënë bashkë për rrëzimin e Ademit, reagon Batatitna: Po vijnë ditët e mira

Kryetrajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, para pak çastesh ka publikuar një status befasues në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Është raportuar sot gjatë ditës se ish kampioni i Kosovës, Trepça ’89, ka ftuar sonte në një takim të gjithë zyrtarët nga 12 klubet e Superligës së Kosovës në futboll për të biseduar rreth zgjedhjeve të reja brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Burime të Gazeta Metros bëjnë të ditur se deri më tani 32 klube janë kundër vazhdimit të Agim Ademit në postin e Presidentit të FFK’së, teksa klubet tjera kanë shprehur mbështetje për Ademin.

E njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të Agim Ademit, Tahir Batatina, ka lëshuar një deklaratë befasuese në rrjetet sociale, duke thënë se po vijnë ditë të mira për futbollin e Kosovës.

Shkrimi i plotë nga Tahir Batatina (pa ndërhyrje):

“Po vinë ditë të mira për futbollin e Kosovës, gjithnjë duke i respektuar ata që dhanë për futbollin, ata që sakrifikuan, ata që e mbajtën gjallë me vite dhe të gjithë ata që djersitën fanellat e klubeve tona.
Atyre ju takon epoka e historisë, ndërsa tash duhet të mendojmë për profesionalizmin dhe rregullat e mirëfillta ku djersa e donatorëve të vlerësohet lartë, mjetet e tyre të mbrohen me dinjitet në ngritjen dhe avancimin e futbollit por edhe Superligën e Kosovës në nivele jo vetëm më të larta dhe të përafërta me shtetet e rajonit por edhe më lartë.

Pasi e dimë se rinia jonë janë të zymtë nga persona të prishur, të korruptuar por edhe të harxhuar, duhet një frymë e re dhe produktive për avancimin dhe ngritjen e futbollit kosovar”./gazetametro.net