Kolona të gjata në pikat kufitare, pritje mbi një orë në Merdare

Po vazhdojnë pritjet e mëdha në pikat kufitare nga vajtjet dhe ardhjet e mërgimtarëve.

Si rëndom, pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare të Merdares, shkruan lajmi.

Aty qytetarët po duhet të presin deri në një orë e 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, teksa qytetarët po bllokohen deri në 50 minuta në dalje të Kosovës.

Ndërkohë, situatë shumë më e mirë vërehet në hyrje të vendit, ku mërgimtarët nuk kanë pritje të gjata.

SHPËRNDAJE