Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha e ka përfunduar intervistimin e tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Përmes Faqës së tij në Facebook është shprehur i kënaqur për përfundimin e intervistës së tij.
“Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje”, ka thënë ai.
Tara ka thënë se është krenar për luftën e pastër të UÇK’së dhe ka thënë se atë luftë duhet mbrojtur edhe me jetët tona në Hagë apo kur do që është nevoja.
“Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK’së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka deklaruar ai
Kur është pyetur se si po e mbronë luftën e UÇK’së, Tara ka përmendur disa CD..
“I kam CD-jat me vete dhe do ta bëjë filmin përmes CD-jave”, ka deklaruar ai./gazetametro.net