Komandant Remi: Edhe Thaçi e Veseli do të ftohen nga Specialja, kjo do të ju ndodh në fund

Jam i bindun që nuk mund të shoshitet çështja e UÇK’së pa i ftuar të gjithë Komandantët e Zonave, bile edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ka thënë ish Komandanti i Zonës së Llapit, Remi Mustafa Remi.

Remzi Mustafa ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm se çështja e hetimeve për veprimet e mundshme të UÇK’së, nuk do të mund të shoshitej, pa u ftuar të gjithë komandanët e zonave.

“Besoj se edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli do të ftohen, por vetëm për intervistim. Por në bazë të asaj që kam provuar, nuk besoj se dikush nga ta do të mund të dënohej”, ka thënë Mustafa, duke aluduar në punën profesionale të kësaj Gjykate Speciale.

Në bazë të përvojës së tij personale, ish Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare (UÇK), Remzi Mustafa është ndier i befasuar me trajtimin profesional dhe korrekt që Gjkykata Speciale ka treguar, e që ai e kishte provuar para tre ditësh kur ishte intervistuar nga prokurorët special të këtij tribunali që është vendosur në Hagë.

“Jam befasuar për të mirë me profesionalizimin dhe formën se si e zhvilonin hetimin. Shumë më mirë se ata të UNMIK’ut”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, ai ka shtuar se askush s’ka çka frikësohet nga kjo gjykatë nga e cila beson sidomos në përzgjedhjen e dëshmitarëve e cila sipas Mustafës ka eliminuar dëshimtë e rrejshme, e sidomos atyre që kanë qenë në gjendje për një azil jashtë vendit të shpifin. /gazetametro

SHPËRNDAJE