Komandanti Rama: Ushtria, në gjithë Kosovën

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama,  ka deklaruar se ushtria e Kosovës ose FSK-ja është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të shërbejë në gjithë territorin e Republikës.

Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do të shërbejë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka deklaruar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pohuar se ushtria do të ketë mandat që të dalë edhe në veri të vendit.

Pavarësisht faktit që brenda dy-tre muajve nga FSK-ja kanë dhënë dorëheqje rreth 71 pjesëtarë të komunitetit serb, Rama ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, ashtu siç ka qenë FSK-ja deri më tani.

Ndërkohë, ndonëse zyrtarë të NATO-s kanë konsideruar se nuk është koha e duhur për ta bërë ushtrinë, gjatë bisedës për gazetën “Zëri” Rama ka thënë se Kosova është koordinuar me partnerët e saj për bërjen e ushtrisë, rrjedhimisht, siç ka theksuar ai, Kosova e ka edhe mbështetjen e NATO-s për një gjë të tillë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE