Kombet e Bashkuara heqin kanabisin nga lista e drogave të rrezikshme

Një komision i Kombeve të Bashkuara ka votuar për heqjen e kanabisit nga lista që e kategorizon atë si një nga drogat e rrezikshme, veprim ky që njeh vlerat medicinale të bimës.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike ka pranuar të mërkurën rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hequr kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme, e klasifikuar si e tillë nga Konventa e Lëndëve Narkotike në vitin 1961.

Ky është një lajm i mirë për miliona njerëz të cilët e përdorin kanabisin për terapi dhe gjithashtu reflekton realitetin për një rritje të tregut kanabisin si produkt medicinal. Por kanabisi përsëri do të jenë subjekt i kufizimeve sipas kategorisë së I, shkruan CNN.

Komisioni votoi me 27 vota pro për rivlerësimin e kanabisit, ndërsa 25 ishin kundër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Afrika e Jugut ishin ndër vendet që votuan pro, ndërsa Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër. /Top Channel/