Komiteti për menaxhimin e pandemisë diskuton masat e ndërmarra nga Qeveria

Mëngjesin e së hënës është mbledhur Komiteti për menaxhimin e pandemisë ku do të diskutohet për masat e ndërmarra nga Qeveria për menaxhimin e gjendjes së krijuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do t’i njoftojë pjesëmarrësit lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend pas rritjes së rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar se mosrespektimi i rregullave do të ketë sanksione ligjore.

Sipas tij, në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve dhe se komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

SHPËRNDAJE