Kompania ‘Pastrimi’: Kamioni që shkaktoi aksidentin ishte i servisuar, s’kishte probleme teknike (LIVE VIDEO)

Për Ballkani.info zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, ka thënë se kamioni i kësaj kompanie që shkaktoi aksidentin në Prishtinë ka qenë në rregull tekniknikisht.

“Të gjitha servisimet dhe çdo gjë qe duhet për mjetet e saj i bënë me kohë. I kemi mekanikët tanë që i kontrollojnë pasi ne vazhdimisht i kemi kamionët në teren nuk guxojmë të tolerojmë që kamionët tanë të dalin me defekte në teren”, tha Ademi.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, derisa janë përfshirë 9 vetura.


SHPËRNDAJE