Kompanitë e basteve publikojnë kuotat, ja favoritët e Kupës së Botës

Kupa e Botës 2018 është vetëm dy ditë larg dhe tashmë të gjithë kanë kthyer vëmendjen tek Rusia.

Kompeticioni më i madh i futbollit do të zhvillohet në Rusi përgjatë 30 ditëve (14 qershor – 15 korrik), në 11 qytete e 12 stadiume të Rusisë, shkruan GazetaBlic

Tashmë të gjithë kanë vëmendjen tek Kupa e Botës, pasi gjatë një muaji do të na përcjellin ndeshje shumë interesante.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët për kombëtaret favorite në këtë garë.

Brazili dhe Gjermania shihen si favorite kryesore për ta fituar këtë garë dhe vlerësohen me kuotën 5.50.

Pas tyre vijnë Spanja dhe Francë me kuotën 7,00, ndërsa top 5’shën e mbyll Argjentina e Leo Messit që vlerësohet me kuotën 10.00.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi sa i përket lajmeve rreth Kupës së Botës.

SHPËRNDAJE