Kompleksi i parë dhe i vetëm hotelier me 5 Yje në Brezovicë

Prej sot, në qendrën më të frekuentuar turistike të Kosovës, në Brezovicë, Kompania më e madhe në vend e ndërtimit ‘DINO COMPANY’, ekskluzivisht, është hapur hoteli i parë dhe i vetëm me 5 Yje, ‘HOTEL BREZOVICA’, i cili do të jetë atraksioni më i madh në historinë e kësaj pike turistike, sa i takon fushës së hotelerisë dhe akomodimit, për të gjithë ata turistë që duan ta shijojnë në maksimum skijimin.

Gjiganti i sukseseve të padiskutueshme në Sektorin e Ndërtimtarisë për tërë territorin e Kosovës, kompania ‘DINO COMPANY’, po vazhdon ta zgjerojë akoma më shumë rrjetin e veprimtarisë së saj, duke ia bashkëngjitur tani edhe hapjen e hotelit më të madh dhe të vetmit që do të jetë me standardet totale të një hoteli të mirëfilltë me 5 YJE, i vendosur mes bukurive përrallore të maleve të larta të Brezovicës, e që padyshim se do të jetë pikë tërheqëse, jo vetëm për turistët vendas dhe të rajonit, por edhe për ata ndërkombëtarë.

I përshtatur në bazë të rregullores brenda suazave të Standardeve Hoteliere me 5 Yje, ‘HOTEL BREZOVICA’ do të ofrojë si askush më parë, një komoditet brilant dhe shumë të veçantë për të gjithë turistët të cilët kërkojnë një eksperiencë të paharruar gjatë vizitës dhe pushimit të tyre në këtë qendër të madhe turistike.

Duke filluar që nga arkitektura mbresëlënëse e objektit e cila kombinohet mrekullueshëm me natyrën përreth, parkingu i mjaftueshëm, si dhe një qendër SPA më e mira në rajon, ‘HOTEL BREZOVICA’, do t’u japë pushimeve tuaja një konotacion të vërtetë magjik.

Ndërkaq, për rehati, relaks dhe qetësi maksimale, ju mund të zgjidhni njërën prej 72 dhomave super luksoze të ‘HOTEL BREZOVICA’ sipas kategorive: Standard Room, Junior Suite, Deluxe Suite dhe Presidential Suite, që iu ofrojnë njëherazi një pamje fantastike që do t’ua largojë lodhjen dhe stresin.

Kurse, kuzhina e pasur mediterane e ‘HOTEL BREZOVICA’, do të ofrojë për ju shumëllojshmëri ushqimesh cilësore, duke ua kthyer ditët e pushimit tuaj në shije dhe lumturi.

Ejani dhe përjetoni të parët hapjen e hotelit madhështor me 5 Yje, ‘HOTEL BREZOVICA’, në zemrën e maleve të magjishme të Brezovicës, i cili vjen ekskluzivisht për ju, përmes kompanisë më të madhe kosovare të ndërtimit, ‘DINO COMPANY’.