Komuna e Lutfi Hazirit “mbjell” 16 mijë euro

Kuvendi komunal i Gjilanit, ka nënshkruar një kontratë, për t’u furnizuar me farë misri.

Kontrata u nënshkrua në drejtorinë e bujqësisë dhe pylltarisë dhe kohëzgjatja e saj është 30 ditë.

E pasi ishte shpallur tenderi, vetëm një tender ishte pranuar i cili edhe doli fitues, kompania N.T.P.”GRESA “.

Ndërsa fara e misrit do t’i kushtoj komunës së Gjilanit 15 mijë e 920 euro./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE