Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët (Foto)

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se pas reshjeve të shumta të borës, me gjithë angazhimin e tyre rrugët kryesore në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme.

“Lusim qytetarët që për çdo problem të na telefonojnë në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244”, thuhet në njoftim.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Ditëve të fundit, për shkak të reshjeve të shumta të borës, 8 kompani të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës janë angazhuar me kapacitete të plota për pastrimin e rrugëve. Si rezultat i punës së tyre, si dhe angazhimit maksimal të stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Inspekcionit, rrugët kryesore në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme.

Lusim qytetarët që për çdo problem të na telefonojnë në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga pronarët e lokaleve afariste që të kujdesen për pastrimin e hapësirës para lokaleve të tyre, dhe të zbatojnë kështu Rregulloren për Shërbime Komunale, konkretisht nenin 138.1 të saj, që thotë:

“Për pastrimin e borës nga trotuaret dhe para ndërtesave afariste dhe banesore në pronësi shoqërore, kujdesen personat juridikë, të cilët i shfrytëzojnë ndërtesat afariste dhe pleqësitë shtëpiake, ndërsa për pastrimin e borës nga trotuaret para ndërtesave familjare banesore dhe para hapësirave afariste (punëtoritë, lokalet afariste), kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore dhe të hapësirave afariste”.

SHPËRNDAJE