Komuna e Skenderajt shpenzon mbi dy mijë euro për kurora e buqeta lulesh

Dy mijë e 370 euro do të shpenzoj nga buxheti i shtetit Komuna e Skenderajt, që të furnizohet me kurora dhe buqeta lulesh për përkujtime të përvjetorëve në këtë Komunë.

Tenderi është fituar nga kompania “DPT BLINI”, nga Drenasi. As gara për të fituar tenderin nuk shihet të ketë qenë e madhe.

Në garë kanë qenë vetëm dy operatorë, shkruan Indeksonline. Data e dhënies së kontratës është bërë me 5 korrik, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet me 15 korrik të këtij viti.

Ndryshe në përshkrimin e tenderit nuk janë dhënë shumë detaje.

“Furnizimi me kurora dhe buqeta lulesh për përkujtime të përvjetorëve në Komunë Skenderaj”, është përshkrimi i vetëm i dhënë në tender.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE